Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Gjyshja lind nipin, diçka e rrallë edhe e pazakontë!

    03/04/2019 | 14:30
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një grua 61-vjeçare në Nebraska ka lindur nipin e saj, duke vepruar si ‘surrogate’ (zëvendësuese) për djalin dhe burrin e djalit.

    Cecile Eldge mbajti për 9 muaj vajzën e djalit të saj, Matthe Eledge dhe bashkëshortit të tij Elliot Dougherty, duke lindur fëmijën me emrin Uma Louise.

    Zonja Eledge tha se ajo vet e bëri ofertën kur djali i saj dhe z.Dougherty thanë se donin të nisnin një familje.

    “Natyrisht, të gjithë u qeshën”, tha znj. Eledge, raporton BBC.

    Znj. Eledge, e cila ishte 59 vjeçare në atë kohë, tha se sugjerimi i saj mbeti një lloj shakaje mes familjes në fillim dhe jo një rrugë drejt realizimit.

    “Ishte një ndjenjë e vërtetë e bukur dhe akt i jashtëzakonshëm nga ana e saj,” tha zoti Dougherty. “Ajo është një grua e tillë vetëmohuese.”

    Por, z. Eledge dhe z. Dougherty të cilët jetojnë pranë znj. Eledge dhe bashkëshortit të saj, filluan të eksplorojnë mundësitë për të lindur një fëmijë, pasi që një mjek u tha që ishte një opsion i mundshëm.

    Znj. Eledge më pas është sjellë për një intervistë dhe një sërë testesh, të gjitha i dhanë dritën jeshile ‘surrogatizmit’ (zëvendësuesit).

    “Unë jam shumë e vetëdijshëm për shëndetin,” tha ajo. “Nuk kishte asnjë arsye për të dyshuar se mund ta mbaj fëmijën.”

    Zonja Eledge tha se shtatzënia ishte e qetë, ndonëse simptomat e rregullta thjesht “ngriheshin pak” në krahasim me shtatzënitë e saj të mëparshme me tre fëmijët e saj.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Zyrtare: Kosova zbulon një tjetër kundërshtar për miqësore
    • Hasani: Shteti i Kosovës nuk është Albin Kurti, ai duhet të largohet së bashku me ministrat që janë deputetë
    • Bajrami: Për t`u formuar institucionet e Kosovës duhet një qeveri kalimtare
    • Konfirmon Policia: Katër të lënduar nga aksidenti në Kçiq të Mitrovicës
    • “Nxënës i shkëlqyer” – shkolla reagon për vdekjen e 15-vjeçarit në Bërnicë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.