Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka marr një njoftim nga një ankues mashkull i cili ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka hasur në një mjet të pashpërthyer, transmeton “Zëri.info”.
Sipas policisë njësitet e FSK-së dhe të KFOR-it kanë dal në vendin e ngjarjes dhe i kanë tërhequr minat.
“Vushtrri 10.04.2019 – 16:55. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se derisa ishte duke lëvruar në oborrin e tij ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësitet e FSK-së dhe KFOR-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në mënyrë të kontrolluar i kanë tërhequr dy mina anti tank”, thuhet në njoftimin e policisë./ZËRI