Para pak çastesh është gjetur trupi i personit të ngujuar tash e 7 orë, në shembjen e ndërtesës në Mitrovicë.
Siç raportohet, 27 vjecari është gjetur pa shenja jete.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Emergjencave të Komunës së Mitrovicës, Nehat Bahtiri, raporton Gazeta Blic.
Ndërsa Prokuroria tashmë ka ndaluar për 48 orë punëdhënësin dhe punëkryerësin, ka konfirmuar për KTV-në prokurorja Fetije Bajrami.