Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Drecun: Ushtarët shqiptar provokim për serbët

    08/04/2019 | 13:20
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    “Pasi ushtarët shqiptarë para disa ditësh shëtitën në pjesën veriore të Mitrovicës, dhe pas paralajmërimit se disa qindra ushtarë shqiptarë do të vendosen në veri të Kosovës paraqet cenim të sigurisë së popullit serb, ka thënë kryetari i këshillit të Kuvendit të Serbisë për Kosovën”, Millovan Drecun.

    Drecun ka thënë për televizionin serb TV Pink se nuk ka konfirmim të informatës se në kuadër të KFOR-it do të vendosen disa qindra ushtarë shqiptarë, por nuk përjashtohet se kjo mund të ndodhë.

    “Mendoj se komanda e KFOR-it, NATO-s dhe KB e kanë që qartë se ishte destabilizimi i rëndë i veriut të Kosovës dhe serbët nuk mundën ta përjetojnë ndryshe këtë vetëm si presion shtesë që të zhvendosen nga Kosova”, ka thënë Drecun.

    “Pas gjithë atyre provokimeve të cilët kanë ndodhur në kohë të fundit, nuk mund të mos e ndieni frikën dhe të mos mendoni se po krijohen planet për destabilizim”, vazhdon Drecun.

    Për “incidentin” e fundit, shëtitjen e ushtarëve shqiptarë nëpër Mitrovicë, KFOR-i thotë se nuk ka pasur asnjë provokim, me çfarë Drecuni thotë se “nuk pajtohet”.

    “A mendon dikush në KFOR se serbët do të bëjnë diçka çfarë është në kundërshtim me rezolutën 1244. Presidenti Aleksandar Vuçiq ka porositur se nëse shqiptarët nisin me dhunë ndaj serbëve, dhe KFOR-i nuk mund t’i ndalë, atëherë Serbia do ta mbrojë popullin e saj, mirëpo koj nuk do të thotë se Serbia paraqet rrezik për destabilizim të veriut”, thotë Drecun./Insajderi.com.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Digjet një shtëpi në Abri, zjarri më pas përfshin edhe objekte tjera e bagëti
    • NISMA njofton se nesër mban Kuvendin Zgjedhor – Do të zgjidhen kryetari, këshilli dhe kryesia
    • Serbia lëshon fletarrestim për policin e Kosovës në lidhje me incidentin në veri
    • Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që përhapi ideologji ekstreme fetare
    • “Qeveria mbijeton, Kosova humb”, Tahiri i AAK-së thotë se efektet e bllokadës institucionale janë kolosale
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.