Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Daçiq: Kjo është gënjeshtra e Kosovës

    09/04/2019 | 09:26
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka insistuar se prioriteti i Serbisë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

    Por, ai ka vazhduar me akuza në drejtim të Kosovës duke fajësuar palën kosovare për mos arritjen e një marrëveshjeje.

    “Si mund të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme politike e cila do të ishte në interes të dy popujve që jëtojnë në Kosovë. Dëshira jonë është që të arrihet një kompromis”, deklaroi Daçiq për mediat serbe.

    “Mirëpo, Prishtinës nuk është se i intereson aq shumë për këtë sepse ata konsiderojnë se nuk kanë nevojë të arrijnë kompromis, ata para pesë vjetësh kanë thënë se shtetësia e tyre ka përkrahje të disa prej shteteve perëndimore dhe se nuk kanë nevojë të bëjnë kompromis”, shtoi ai.

    Daçiq ka thënë se situata nuk është e tillë sepse sipas tij Kosova as pas 11 vjetësh nuk ka arritur të përmbyll me sukses procesin e pavarësisë.

    “Nuk janë bërë anëtar në Kombet e Bashkuara, nuk mund të bëhen anëtar në OEBS, Këshill të Evropës, nuk mund të hyjnë në BE sepse nuk njihen nga pesë shtete të BE-së. Fjalët se njihen nga 116 shtete janë gënjeshtra të pastra. Sa më shumë që flisni me ato shtete, me të cilat askush në të kaluarën e Serbisë nuk ka biseduar, ata e shohin më shumë si problem që kanë brenda shteteve të tyre në raport me Kosovën”, theksoi shefi i diplomacisë serbe.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ky është parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • “Lëshohen studentët kanë punë më pak” si erdhi kërkesa për shtrenjtim të biletës Prishtinë- Mitrovicë
    • Nesër vazhdon seanca, tentativa e 15-të për konstituimin e Kuvendit
    • 70% e votave të numëruara – PS dominon në vota
    • Diplomatja amerikane e prerë pas takimit me Kurtin: Liderët politikë të punojnë bashkë për konstituimin dhe formimin e Qeverisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.