Këshilltari i kreut të Kuvendit, Blerim Latifi ka një këshillë Gent Cakajn për shkrimet në media se ministri i Punës së Jashtme të Shqipërisë, ka vendosur të dërgojë diplomatë kosovarë si të Shqipërisë, tek të gjitha vendet që nuk e kanë njohur Kosovën.
“Një këshillë për Gentin : mos lejo që këta diplomatë të jenë njerëz që politikanët e fuqishëm të Kosovës i delegojnë nga farefisi i tyre”, ka shkruar Latifi në Facebook, përcjell Periskopi.
Statusi i plotë:
Ministri për Punë të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka vendosur që në çdo vend që nuk e njeh Kosovën, të dërgoj diplomatë kosovarë si diplomatë të Shqipërisë, po thonë mediat.
Një këshillë për Gentin : mos lejo që këta diplomatë të jenë njerëz që politikanët e fuqishëm të Kosovës i delegojnë nga farefisi i tyre.
Shtetet moderne bëhen me njerëz që mbështetën në meritokraci profesionale, e jo me njerëz që të vetmet merita i kanë ose lidhjet e gjakut me ata që janë në pushtet, ose marrjen e shpërblimit për ndonjë votë të vjedhur diku, gjatë zgjedhjeve.
Meritokracia profesionale mund të sjell rezultate pozitive.
Ndërkaq, meritokracia farefisnore e ka të sigurtë vetëm një rezultat : turpnimin diplomatik të Kosovës dhe Shqipërisë bashkë.
Filozofia mund të durojë shumë gjëra, veç injorancën dhe budallakun asnjëherë!”, ka shkruar Latifi.