Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Berisha: Serbia ka thënë edhe në vitin 1999 nuk mposhtemi, por ndodhi e kundërta

    29/04/2019 | 22:46
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Zëvendësministri i Jashtëm, Anton Berisha në RTV Dukagjini ka thënë se Samiti i Berlinit është lajm i mirë për Kosovën.

    Berisha, ka thënë se Kosovës i është kërkuar që të ketë më shumë kujdes në trajtimin e minoriteteve sidomos atij serb, por ka përjashtuar mundësinë e një asociacioni me kompetenca ekzekutive.

    Ai ka thënë se ekonomia e Ballkanit në të ardhmen do të varet nga Gjermania dhe vendet gjermano folëse.

    Zëvendësministri i Jashtëm, ka thënë se Serbia nuk mund të ketë më shumë llogari të lidhet me Rusinë e të ia kthejë shpinën Bashkimit Evropian.

    “Serbia pa kufi nuk mund të vazhdojë me obstruksione. Këto obstruksione kanë sjellë edhe takimin e sotshëm në Berlin. Jam optimist se Gjermania e Franca do t’i shtyjnë para proceset. Serbia ka thënë edhe në vitin 1999 nuk mposhtemi, por ndodhi e kundërta”, tha ai.

    Berisha ka thënë ndër të tjera se nuk mund të injorohet rëndësia që ka njohja e pesë vendeve të BE-së, dhe sipas tij njohja e pesëshes është më e rëndësishme se anëtarësimi në disa organizata.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ky është parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • “Lëshohen studentët kanë punë më pak” si erdhi kërkesa për shtrenjtim të biletës Prishtinë- Mitrovicë
    • Nesër vazhdon seanca, tentativa e 15-të për konstituimin e Kuvendit
    • 70% e votave të numëruara – PS dominon në vota
    • Diplomatja amerikane e prerë pas takimit me Kurtin: Liderët politikë të punojnë bashkë për konstituimin dhe formimin e Qeverisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.