Zyra e Bankës Botërore në Kosovë ka prezantuar raportin e rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor.
Drejtori i kësaj zyre, Marco Mantovanelli, ka thënë se ekonomikë e këtij rajoni janë duke u rritur dhe ka theksuar se rritjen më të madhe e ka Kosova, njofton Klan Kosova.
“Në Kosovë e kemi rritjen 4.2%, është prej më të lartave në rajon”, është shprehur Mantovanelli në një konferencë.
Gjatë prezantimit të raportit janë theksuar edhe mangësitë e tregut të punës.
“Krijimi i vendeve të punës është ngadalësuar në gjithë rajonin po ashtu edhe në Kosovë. Ka të rinj që dalin nga arsimi dhe duan të punësohen por nuk ka vende pune që po krijohen”.
“Në Kosovë ka shpenzime të mëdha për grupe sociale, e për veteranët e luftës, por edhe shpenzimet publike po rriten për pagat në sektorin publik”.
Ai ka thënë se në Kosovë duhet të rritet efikasiteti në arsim e shëndetësi.
Poashtu ka përmendur se është rritur konsumi që sipas raportit kjo është shtyrë nga remitancat e larta dhe rritja e pagave.
“Eksportet e turizmit janë rritur e kjo është shtyrë nga diaspora që kanë ardhur”.