Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Bahtiri: Krerët e shtetit të kthejnë kokën nga Mitrovica!

    06/04/2019 | 20:33
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Sot kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka marrë pjesë në akademinë përkujtimorë të heroit Hajrullah Sinani.

    Në një postim në Facebook, Bahtiri ka shkruar se gjaku i dëshmorëve duhet shërbejë si udhërrëfyes se si të ruhet çdo cep i territorit të Republikës së Kosovës. Për tokën tonë populli ka luftuar qe 500 vjet dhe çdo vend është i ujitur me gjakun e dëshmorëve, ku aroma e gjakut të tyre duhei te na vetëdijesoj që të ruhet çdo pëllëmbë e truallit të Republikës së Kosovës, përcjell portali arbresh.info

    Kreu i Mitrovicës gjithashtu tha se të gjithë krerët e vendit duhet ta kthejnë kokën nga Mitrovica, për arsye se Mitrovica është djep i lirisë, është djep i atyre që e dhanë jetën për këtë vend dhe është promotor i zhvillimit ekonomik të Kosovës./Arbresh.info/

    Postimi i plotë i Bahtirit:

    Sot, në 20 vjetorin e rënies nën patronatin tim si kryetar komune dhe në bashkëpunim me shoqatat e dala të Luftës së UÇK-së, në Mitrovicë u mbajt akademi përkujtimore për heroin e kombit Hajrullah Sinani.

    Gjaku i dëshmorëve duhet të shërbej si udhërrëfyes se si të ruhet çdo cep i territorit të Republikës së Kosovës. Për tokën tonë populli ka luftuar qe 500 vjet dhe çdo vend është i ujitur me gjakun e dëshmorëve, ku aroma e gjakut të tyre duhet të na vetëdijesoj që të ruhet çdo pëllëmbë e truallit të Republikës së Kosovës.

    Të gjithë krerët e shtetit duhet ta kthejnë kokën nga Mitrovica, për arsye Mitrovica është djep i lirisë, është djep i atyre që e dhanë jetën për këtë vend dhe është promotor i zhvillimit të ekonomisë së Kosovës.

    Në vendlindjen e dëshmorit Hajrullah Sinani në Stan Tërg, zbuluam pllakën përkujtimore, ku ai do të përkujtohet për jetë e mot.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Kurti krejt indiferent ndaj zgjedhjeve në Shqipëri. Kush ia ‘shkuli veshin’ sipas Visar Ymerit?
    • Tragjedi në Prizren – vdes 24 vjeçari, dy persona raportuan në polici se i riu që doli për ta blerë armën shkrepi në drejtim të vetës
    • Sali Berisha pezmatohet nga Exit Poll i Haxhiut: Batoni, gënjeshtar i gatshëm
    • Kurti e nis fushatën për zgjedhjet lokale, VV thotë se ia ka marrë LDK’së një emër të njohur në Prizren
    • AAK nesër i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për votimin e fshehtë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.