Arijanet Muriç mund të luajë në fundjavë kundër Crystal Palaces
Portieri i talentuar shqiptar, Arijanet Muriç është duke u përgatitur që të luajë me Manchester Cityn në fundjavë kundër Crystal Palaces.
Ederson Moraes, portieri i parë i Manchester Cityt pësoi një lëndim në mesjavë kundër Tottenhamit në Ligën e Kampionëve, dhe pritej largimi i tij nga loja, megjithatë braziliani ia doli ta përfundojë ndeshjen në fushë, shkruan Zëri.
Ederson do të vazhdojë të monitorohet nga stafi mjekësor i klubit nga Mançesteri dhe së shpejti do të vendoset nëse ai do të luajë në fundjavë.
“Manchester Evening News” shkruan se nëse Ederson nuk luan ndaj Crystal Palaces të dielën, atëherë ky do të jetë një problem i madh për trajnerin Pep Guardiola.
Aro Muric… The man of the hour! @Sure #lcfcvcity pic.twitter.com/2s45DqIwLL
— Manchester City (@ManCity) December 18, 2018
Pas lëndimit të Claudio Bravos, opsioni i vetëm i Guardiolës është portieri i Kosovës, Arijanet Muriç, i cili ishte huazuar te NAC Breda, por që më pas ishte rikthyer në Mançester shkaku i lëndimit të kilianit.
Muriç është paraqitur në pesë ndeshje të Kupës për Manchester Cityn këtë sezon, teksa kishte dhuruar një paraqitje mbresëlënëse kundër Leicester Cityt në Kupën Carabao.
Por, që mediumi i lartëcekur i ‘frikësohet’ përvojës së ulët të yllit të Kosovës me pretekstin se “çdo gabim mund të kushtojë shumë në këtë fazë”.
Ndeshja Crystal Palace – Manchester City zhvillohet të dielën në Londër, andaj me shumë gjasë, Muriç do të luajë nga minuta e parë./Zëri/