Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Agim Aliu zgjedhet kryetar i PDK-së në Ferizaj

    27/04/2019 | 18:35
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka marrë mbështetjen e plotë të delegatëve në kuvendin zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj për të udhëhequr degën e PDK-së në këtë komunë dhe për ta zbatuar platformën Dekada e Re.

    Duke folur para qindra delegatëve të pranishëm në kuvendin zgjedhor, kryetari Agim Aliu tha se PDK dhe Dekada e re, përmes këtij procesi po tregon kulturë të lartë demokratike përmes një procesi fer dhe transparent zgjedhor.

    Ai tha se në Ferizaj po zgjedhen struktura të cilat do ta vazhdojnë traditën e fitoreve të PDK-së në këtë qytet.

    Në emër të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, të pranishmit i përshëndeti nënkryetari Hajredin Kuçi i cili është edhe kryetar i Komisionit Qendror Zgjedhor në PDK, raporton EO.

    “Shumë kush prej juve mundë të pyet dhe ju pyet dikush çka është Dekada e Re?. Unë po e them me bindje të plotë, me një fjali thoni është evropianizimi i Kosovës. Kosova është çliruar, Kosova është pavarësuar dhe nuk ka aktivet kombëtar që nga gjithë njerëzit që janë gjallë, që nuk janë në Partinë Demokratike të Kosovës. Ne duhet të jemi mirënjohës edhe për ata ish-të burgosur politik edhe për familjet e tyre edhe për dëshmorët”, tha Kuçi.

    Ndërsa, Hanife Salihu, kryetare e Gruas Demokratike në Ferizaj tha se Dekada e Re u ofron hapësirë edhe më të madhe grave, si në struktura, ashtu edhe në vendimmarrje. Edhe Kryetari i RDK-së në Ferizaj, Fisnik Bislimi, në fjalën e tij theksoi se rinia gjithmonë i ka filluar ndryshimet e mëdha, dhe siç tha ai, edhe PDK-së në Dekadën e Re, rinia po i sjell energji dhe riperteritje.

    Kuvendi zgjedhor në degën e PDK-së në Ferizaj, përveç zgjedhjes së kryetarit, votoi edhe për zgjedhjen e 71 anëtarëve në Këshillin Drejtues si dhe 35 delegatë për Konventën Qendrore.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës
    • Osmani përmbyll vizitën dyditore në Zvicër: Historike për Republikën e Kosovës
    • Njësitë ajrore të SHBA-së, Zvicrës e Hungarisë realizojnë fluturime në formacion në gjithë Kosovën
    • Arbër Vokrri shkarkohet nga pozita e zv.ministrit, pasi akuzoi ndërkombëtarët se nxitën trazira në veri
    • Zyrtare: Kosova zbulon një tjetër kundërshtar për miqësore
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.