Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    A do të luajë Kosova kundër Malit të Zi pa tifozë? Presidenti i UEFA-s tregon ndëshkimet e mundshme

    03/04/2019 | 21:17
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i ka treguar ndëshkimet e mundshme për malaziasit, pas incidentit në ndeshjen kundër Anglisë, në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020.

    Pas thirrjeve raciste që malaziasit i kishin bërë në drejtim të futbollistëve me ngjyrë të Anglisë, ishte folur për mundësinë që ndeshja e radhës për Malin e Zi, kundër Kosovës, të zhvillohet pa tifozë në stadium.

    Gjatë ndeshjes mes Malit të Zi dhe Anglisë, e cila përfundoi me rezultat 5:1 për anglezët, paraqitjet e dy skuadrave mbetën nën hijen e thirrjeve raciste nga tifozët malazias në drejtim të futbollistëve me ngjyrë të ekipit të Anglisë.

    Callun Hudson-Odoi, Raheem Sterling dhe Danny Rose ishin caku i këtyre thirrjeve të tifozëve malazias dhe pas ndeshjes ata kërkuan që UEFA t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme për t’i ndëshkuar malaziasit.

    Nëse UEFA vendos ta ndëshkojë Malin e Zi me ndeshje pa tifozë në stadium, atëherë ky ndëshkim do ta prekte edhe ekipin kombëtar të Kosvoës, pasi që ndeshja e radhës për malaziasit do të jetë kundër “Dardanëve”.

    Edhe vetë Ceferin ka bërë të ditur se mundësia më e madhe është që të ketë pezullim të tifozëve apo ndëshkim me para. Ndërsa, nëse incidentet e tilla vazhdojnë, atëherë ekipi kombëtar mund të largohet nga gara.

    “Nuk shoh ndonjë ndëshkim më të rëndë sesa pezullimin e tifozëve, zhvillimin e ndeshjeve prapa dyerve të mbyllura për tifozë, që ka ndodhur disa herë në Kroaci, dhe ndëshkimet me para”.

    “Nëse kjo gjë përsëritet vazhdimisht, atëherë ne mund ta largojmë një klub apo një ekip kombëtar nga gara. Çdo gjë është e mundur. Por, ky do të jetë opsioni i fundit”.

    Ndeshja mes Malit të Zi dhe Kosovës do të zhvillohet më 7 qershor në Podgoricë, në kuadër të Grupit A për kualifikim në EURO 2020. Për momentin, Anglia e zë vendin e parë në tabelën e Grupit A, Kosova në vendin e tretë, ndërsa Mali i Zi në vendin e katërt. Në këtë grup garojnë edhe Bullgaria dhe Republika Çeke. /Gazeta Express/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Diplomatja amerikane e prerë pas takimit me Kurtin: Liderët politikë të punojnë bashkë për konstituimin dhe formimin e Qeverisë
    • Edhe LDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin me presidenten Osmani
    • Edhe një përpjekje tjetër nesër, kuvendi lëshon njoftimin për vazhdimin e seancës konstituive
    • Policia e Kosovës fillon sot fushatën për mbrojtjen e këmbësorëve dhe çiklistëve
    • AKB-ja kundër detyrimit të kompanive që të furnizohen nga tregu i hapur i energjisë deri pesëfish më shtrenjtë se nga KEK-u
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.