Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    20 vite nga humbja tragjike e pesë fëmijëve kosovarë

    24/04/2019 | 09:38
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Sot bëhen 20 vite nga humbja tragjike e 5 fëmijëve të familjes Koxha nga Kaçaniku. Familjari i tyre, Bekimi, tregon historinë e vdekjes së këtyre vogëlushëve.

    “Edoni, biri im, tani do të ishte 23 vjeçar, por ai u vra nga një minë e armikut, bashkë me shokët e tij, fëmijë të lagjes; Valdetin, Fisnikun, Burimin e Osmanin. Loja që po e luanin iu ndërpre – bashkë me ëndrrat e tyre fëmijërore. 5 fëmijët tanë u vranë në 24 Prillin e 1999-tës, atëherë kur Kosova po digjej e shqiptarët po vriteshin nga ushtria e policia okupatore e Serbisë pushtuese”, ka thënë ai.

    Më tej, Koxha tregon se janë 20 vite dhembje, kujtese e trishtimi – por edhe 20 vite dashurie.

    “Edoni kishte vetëm 3 vjet, Fisniku 9, Osmani 13, Burimi 14, Valdeti 15. Sot i kujtojmë me mall – sot dhe çdo ditë, nga ajo ditë e kobshme. Vrasja e Edonit dhe shokëve të tij, na ka dërmuar, por edhe na ka bërë ta shohim jetën në sy”, ka deklaruar ai.

    Tutje, Koxha thotë se Edoni dhe shokët e tij që u vranë atë ditë kanë mbjellur në zemrat e familjeve të tyre përgjithmonë dashurinë për njëri-tjetrin, dashurinë për Atdheun, përkushtimin dhe vendosmërinë për ta bërë Kosovën një vend ku fëmijët tanë do të mund të jetojnë të lirë, pa frikën se diku, në një cep të fshatit, mund të vriten nga ndonjë minë mizore.

    “Edon, Fisnik, Osman, Burim e Valdet: ju kemi përherë në zemrat e mendjet tona dhe nuk do t’u harrojmë kurrë”, ka thënë në fund ai. /indeksonline/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ky është parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • “Lëshohen studentët kanë punë më pak” si erdhi kërkesa për shtrenjtim të biletës Prishtinë- Mitrovicë
    • Nesër vazhdon seanca, tentativa e 15-të për konstituimin e Kuvendit
    • 70% e votave të numëruara – PS dominon në vota
    • Diplomatja amerikane e prerë pas takimit me Kurtin: Liderët politikë të punojnë bashkë për konstituimin dhe formimin e Qeverisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.