Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka paralajmëruar se të premten duke filluar prej orës 15:00, do të nisin protestën e parë para Prokurorisë së Shtetit, raporton Gazeta Blic.
Kurti në një konferencë për media akuzoi Kryeprokurorin e Shtetit cili siç tha ai, po heshtë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Degjenerimi është bërë i papranueshëm e i padurueshëm”, ka thënë Kurti.
“Këtë protestë po e thërrasim si qytetarë të brengosur…. çlirimin nga Serbia duhet t’ia bashkëngjisim edhe çlirimin nga krimi dhe korrupsioni”, ka shtuar ai.