Federata e Futbollit e Kosovës ka filluar me mbajtjen e Kuvendit të Rregullt të Punës, shkruan Zëri.info.
Kuvendi ka filluar në orën 17:00 dhe në plan është prezantimi i punës në periudhën 2018/2019.
Kuvendi i Punës i Federatës së Futbollit të Kosovës që po zhvillohet sot mori vendim që nga stinori 2020/2021, Superliga të ketë vetëm 10 skuadra.
Një gjë e tillë erdhi për të rritur konkurrencën dhe cilësinë mes skuadrave garuese. Delegatët e kuvendit e votuan njëzëri këtë propozim.
Nga sistemi aktual, dy skuadra do të eliminohen për t’iu përshtatur sistemit të ri nga vjeshta e vitit 2020.
“Të gjitha regjionet dhe të gjitha klubet kanë pranuar që të bëhet Superliga me 10 ekipe”, ka deklaruar për mediat pas Kuvendit, Agim Ademi. /Zëri.info