Kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri po qëndron për vizitë zyrtare në Gjermani.
Kryetari Tahiri sot ka takuar Kryetarin e Qytetit Iserlohn Dr. Peter Paul Ahrens, me të cilin biseduan për bashkëpunimin në mes të Vushtrrisë dhe Iserlohn. Kryetari i Iserlohn Dr. Aherns duke i uruar mirëseardhje Kryetarit Tahiri e njoftoi me qytetin e Iserlohn dhe po ashtu theksoi rolin pozitiv të mërgatës shqiptare në këtë qytet dhe në zhvillimin ekonomik të këtij qyteti.
Kryetari Tahiri para mikëpritësit shpjegoi historinë dhe kulturën e qytetit të Vushtrrisë me fokus të veçantë trashëgiminë e pasur kulturore të Vushtrrisë. Me këtë rast Kryetari Tahiri ftoi Dr. Aherns, Kryetar i Iserlohn që të vizitoi Vushtrrinë, ftesë e cila u pranua me dashamirësi nga Dr. Aherns.
Të dy kryetarët u dakorduan që të vazhdohet me intensifikim të kontakteve me qëllim që të arrihet marrëveshje e binjakëzimit në mes të dy qyteteve.
Iserlohn është një qytet në rrethin Märkischer Kreis, në Nordrhein-Ëestfalen, Gjermani. Është qyteti më i madh sipas popullsisë dhe zonës brenda qarkut dhe rajonit Sauerland dhe ka 92,928 banorë. Në këtë qytet veprojnë një numër i mërgatës shqiptare nga Kosova konkretisht nga Vushtrria të cilët udhëheqin biznese të suksesshme në këtë qytet.