Ai ka deklaruar se pozicioni i neutralitetit ushtarak i Serbisë është më i miri në kushtet në të cilat SHBA janë fuqi e parë botërore, pas të cilave vijnë Rusia dhe Kina, derisa Evropa, sipas fjalëve të tij, është fuqia më e madhe ekonomike, por pa forcë ushtarake.
“Në kushtet kur të gjithë rreth nesh po armatosen, është me rëndësi të kujdesemi për vete, ta forcojmë ushtrinë tonë, që me NATO-n të kemi marrëdhënie korrekte dhe të mos lejojmë që në Serbi të përsëritet viti 1999, por edhe duhet të kemi parasysh emocionet e tmerrshme të cilat njerëzit tonë kanë ndaj NATO-s për shkaqe të kuptueshme”, ka thënë Vuçiq.
Duke folur për bombardimet e NATO-s të vitit 1999, Vuçiq ka thënë se udhëheqja e atëhershme e Serbisë ishte dashur “të sillet në mënyrë më serioze dhe me përgjegjësi më të madhe” por ka shtuar se “nuk ka asnjë dyshim se është kryer një agresion”, dhe se bombardimet kanë qenë “një krim”./Insajderi.com.