Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Vjen reagimi nga kryetari i FFK-së: Nuk e di për çfarë parash e ka fjalën Llapi

    02/03/2019 | 21:07
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pas akuzave nga klubi i Llapit se i ka dhënë premi prej 38 mijë euro Prishtinës para derbit ndaj tyre, ka ardhur edhe reagimi nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi, transmeton Gazeta Metro.

    Ademi ka thënë se nuk e di se për çfarë parash e kanë fjalën klubi i Llapit.

    “Ne jemi jashtë Kosovës dhe unë ende s’e kam analizuar. Do të dalim me komunikatë. Nuk e di për çfarë para e kanë fjalën ata, s’e di ku e kanë marrë. Do të dalim me komunikatë”, ka thënë Ademi për Gazetën Express.

    Ndryshe, pas ndeshjes derbi mes Llapit dhe Prishtinës e fituar nga llapianët, klubi i Llapit pas ndeshjes permës një postimi në Facebook, ka bërë akuza të rënda ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës dhe kryetarit Agim Ademi.

    “Sot nuk e kemi mposhtur vetëm Prishtinën, por edhe Federatën e Futbollit të Kosovës e cila i ka dhënë premio 38000 euro për ta mposhtur Llapin. Të premten, një ditë para ndeshjes Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi i pagoi FC Prishtinës premio në vlerë 38000€”, shkroi ndër të tjera klubi i Llapit./gazetametro.net

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Tërmet në Shqipëri
    • Dështon edhe tentimi i 46-të për konstituim të Kuvendit
    • Duda Balje: Besoj që presidentja ka pasur informacion për ndaljen e luftës – moskonstituimi është normalizuar
    • Tentim vrasje në Vushtrri – Vazhdojnë kërkimet për autorin, bastisje në disa lokacione e mbledhje provash në Gojbulë
    • Policia jep detaje për plagosjen në Vushtrri: Viktima ishte duke e ruajtur një pronë private
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.