Vajza e Enver Malokut, tashmë deputete në Kuvendin e Kosovës, Doruntina Maloku në 21-vjetorin e rënies heroike të komandantit Adem Jashari, familjes Jashari, ka shpërndarë disa fotografi të rralla. Ajo në rrjetin social ‘Facebook’, ka publikuar dy fotografi të ekipit të LDK-së, që kishin vizituar Prekazin pas masakrës së familjes Jashari, ato imazhe të viktimave ishin prezantuar në një konferencë të jashtëzakonshme nga Enver Maloku, shkruan Gazeta Blic.
Deputetja ka shkruar se prezantimi i atyre fotografive ishin fillimi i fundi të regjimit serb.
Shihni shkrimin e plotë të Doruntina Malokut:
Ky ishte ekipi i LDK-së që vizitoi Prekazin pas masakrës së Familjes Jashari. Këto fotografi të viktimave të masakrës që u prezantuan në konferencë të jashtëzakonshme nga Babi im Enver Maloku, e të shkrepura nga aparati i Ilaz Bylykbashit, u shpërndanë si rrufe në mbarë botën. Ky ishte fillimi i fundit të regjimit serb.
Lavdi dhe përjetësi për të gjithë heronjtë e Kosovës.