Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Sylë Tahirsylaj paralajmëron se do të ketë erëra të forta në dy qytete të Kosovës

    23/03/2019 | 17:53
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ditët e para të stinës së pranverës kanë filluar me temperatura të larta, por ditëve në vijim nuk do të jenë të tilla. Eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, ka treguar se çfarë moti do të mbretërojë ditëve në vijim.

    Tahirsylaj ka theksuar se në vend do të ketë erëra të forta, ndërkaq vendet të cilat pritet të shkaktojë dëme kjo erë janë qyteti i Pejës dhe Istogut.

    “Do të ketë erë që do të shkojë deri në 16 metër për sekondë, e cila në disa komuna si ajo e Istogut dhe Pejës, mund të ketë edhe dëme në infrastrukturë. Është një mot jo në përputhmëri me ecuritë sinoptike të stinës së pranverës”, ka theksuar Tahirsylaj.

    Tahirsylaj ka treguar po ashtu se nga e hëna do të ketë ndryshim të motit, ku priten edhe reshje shiu dhe bore.

    “Nga dita e hënë kemi prishje të kushteve të motit, do të ketë rënie rapide për shkak të fushës së dobët barike apo shtypjes atmosferike. Do të ketë reshje bore dhe shiu. Reshjet e borës do të jenë të paqëndrueshme dhe kalohen. Por efekti pozitiv i këtyre reshjeve është plotësimi i kushteve hidrike të tokës. Kjo mundëson zhvillimin e bimësisë dhe përgatitjen për sezonin pranveror”, ka thënë Tahirsylaj

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Tërmet në Shqipëri
    • Dështon edhe tentimi i 46-të për konstituim të Kuvendit
    • Duda Balje: Besoj që presidentja ka pasur informacion për ndaljen e luftës – moskonstituimi është normalizuar
    • Tentim vrasje në Vushtrri – Vazhdojnë kërkimet për autorin, bastisje në disa lokacione e mbledhje provash në Gojbulë
    • Policia jep detaje për plagosjen në Vushtrri: Viktima ishte duke e ruajtur një pronë private
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.