Gentian Cena. i cili ka lindur në Gjermani, si duket e ka shfrytëzuar mirë mundësinë e shtetit gjerman. Ai, me sukses ka kryer studimet në fushën e stomatologjisë duke u bërë sot një nga dentistët më të kërkuar në qytetin e Gelsenkirchen, shkruan gazetaprojekti.
Profesionalizmi dhe përkushtimi ndaj profesionit, ka bërë që në ordinancën e tij ” Ge.Lacht” të ketë klientë me famë, sidomos futbollistët, Leroy Sane, Sead Kolasinac, Julian Draxler, që kanë fituar besimin e Gentianit.
Ai është veç 36 vjeç dhe me prejardhje është nga Peja. Vlen të theksohet se Gentian Cena është vëllai i modeles së njohur, Ariana Cena, e cila është imazh i shumë brendeve botërore, reklama të cilat vazhdojnë të shfaqen në televizionet më prestigjioze në Gjermani. Me krenari mund të thuhet se vëlla e motër nga Kosova tashmë janë personat e respektuar në komunitetin gjerman.

