Një koment me “Llepotica” e bërë në një nga fotografitë e postuar në rrjetin social instagram të vajzës së kriminelit të njohur Arkan ka bërë që grimerja e njohur Sellma Kasumoviq të marrë kritika të shumta.
E gjithë kjo jehonë e këtij komenti nuk ka kaluar pa reagimin edhe të kësaj të fundit, e cila thotë se nuk e ka njohur atë dhe se ka kuptuar se kush është ajo përmes përcjellësve në Instagram.
Gjithashtu ajo arsyetohet duke thënë se llogaria e saj në instagram menaxhohet vetëm nga ajo, duke i shtuar edhe një koment për fund se ajo është pro taksës.


