Është përuar renovimi i QMF-së në fshatin Lum të Madh, renovim me bashkëfinancim të AQH nga Zvicrra.
Renovimi i ka dhënë këtij institucioni shëndetësor një pamje më ndryshe dhe kushte shumë të mira për shërbimet shëndetsore.
Për t’u njohur nga afër me punën që është bërë në këtë qendër shëndetsore sot atje ishte edhe Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Sylejman Meholli, kryetari Tahiri si dhe nënkryetari Muzaqi.
Meholli e ka prezentuar këtë renovim si pjesë të reforma shëndetësore në komunën e Vushtrrisë, gjerësa shprehet se ata rikthyen vëmendjen kah Kujdesi Parësor Shëndetësor, e që bën fjalë edhe për renovimin e Qendrave të Mjekësisë Familjare në të cilat nuk kishte prekur qeverisja e kaluar.
Tutje ai ka uruar banorët e fshatrave Stano dhe Lum Madh që do të marrin shërbime në këtë QMF të saporenovuar
Duke ruajtur bindjen se syri që do të shohë e bënë vetë dallimin ndërsa llafet e tepërta i merr era, ju uroj t’i gëzojnë me shëndet shërbimet shëndetësore Bashkësia më e madhe lokale në Komunën e Vushtrrisë fshatrat Stanoc dhe Lumadh.