Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Reagon FFK-ja pas zërave se Kombëtarja bullgare refuzoi të stërvitet në ‘Fadil Vokrri’

    24/03/2019 | 16:46
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Përfaqësuesja e Kosovës nesër do ta nis ciklin eliminator për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

    “Dardanët” do ta presin në stadiumin “Fadil Vokrri” Kombëtaren bullgare për eliminatoret e “Euro 2020”, shkruan Zëri.

    Ndërkaq, në agjendën e publikuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, gjatë pasditës së sotme është paraparë të ketë një seancë stërvitëse e futbollistëve bullgarë si dhe një konferencë shtypi.

    Por, në mediet vendore bëri bujë lajmi se Kombëtarja e Bullgarisë ka refuzuar ta bëjë një gjë të tillë.

    Megjithatë, i pari i FFK-së, Agim Ademi i ka përgenjështruar këto zëra duke thënë se bullgarët do ta zhvillojnë sot seancën stërvitore si dhe konferencën për shtyp.

    “Po, Kombëtarja bullgare do të stërvitet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ sot”, ka thënë shkurt Ademi për Zërin.

    Ndryshe, Kombëtarja e Bullgarisë do ta mbajë konferencën për shtyp nga ora 19:00, ndërkaq stërvitjen në ora 19:30./Zëri/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Tërmet në Shqipëri
    • Dështon edhe tentimi i 46-të për konstituim të Kuvendit
    • Duda Balje: Besoj që presidentja ka pasur informacion për ndaljen e luftës – moskonstituimi është normalizuar
    • Tentim vrasje në Vushtrri – Vazhdojnë kërkimet për autorin, bastisje në disa lokacione e mbledhje provash në Gojbulë
    • Policia jep detaje për plagosjen në Vushtrri: Viktima ishte duke e ruajtur një pronë private
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.