Sot me fillim nga ora 17:00 Rahoveci dhe Prishtina do të dalin në mejdan për të synuar triumfin në trofeun e dytë për nga rëndësia në basketbollin kosovar, Kupën e Kosovës.Z Mobile Prishtina që nga fillimi ishin favorit, derisa “Vreshtarët” me palestrën e re, për më tepër të stërmbushur arritën ta mposhtin edhe Ponte Prizrenin, për t’u kualifikuar kështu në finalen e parë ndonjëherë, shkruan GazetaBlic.
Duke parë entuziazmin e vendasve për trofeun e historisë dhe dëshirën e mysafirëve për rekord absolut në këtë kompeticion, atëherë pritshmëritë janë se kjo do të jetë njëra nga netët më të zjarrta në basketbollin tonë që nga paslufta.
Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në “Mizahir Isma”, derisa ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.


