Ndër qendrat e vetme të këtij lloji në Vushtrri dhe më gjerë, KosovArms vazhdon të mbetet i vetmi vend për ata që duan aftësimin profesional për përdorimin e armëve të gjata dhe të shkurtëra.
E hapur vetëm pak ditë më parë atë po e vizitojnë një numër i madh i vizitorëve të cilët kanë mundësi të njihen nga përsëafërmi me kushtet, dhe mundësitë që ofron KosovaArms.
Në ambientet e qendrës janë stafi profesional që kujdeset për të gjitha aspektet qoftë ato të sigurisë, mikpritjes dhe udhëzimet e ndryshme që kanë të bëjnë me pajisjet profesionale të qendrës.
Se të shumtë janë ata që po e vizitojnë KosovArms, tregojnë edhe fotografitë e publikuara në vet faqen zyrtare të fejsbukut të kësaj qendre.