Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Pse po mbyllen qendrat e masazhit? Flet kryeinspektori i Prishtinës

    06/03/2019 | 23:14
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Udhëheqësi i Inspektoratit të Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, ka folur rreth mbylljes së disa qendrave të masazhit, ku dyshohet se zhvillohet prostitucion.

    Tahiri ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se Inspektorati ka ndërmarrë aksione në këto qendra “për të parë nëse kanë pëlqim sanitar”.

    “Bashkë me njësitet përkatëse të Policisë po organizojmë aksione të përbashkëta”, ka treguar ai.

    Inspektimi sanitar është, sipas Tahirit, “kompetenca e vetme e Inspektoratit”.

    I pyetur se çfarë nënkupton pëlqimi sanitar, ai është përgjigjur: “Kushtet sanitare janë njësoj si për një barnatore, si për një ordinancë, si për një studio të masazhit”.

    “Këto lloje të bizneseve, aplikojnë për pëlqim sanitar në komunë. Inspektori shkon dhe shikon nëse i ka të gjitha mjetet sanitare – dhe ia jep pëlqimin sanitar ose jo”, ka theksuar ai në T7.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të nivelit botëror në Kampusin e Universitetit të York Europe në Selanik, Greqi
    • Armë, municion e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq – Policia jep detajet
    • E martë e vranët, herë pas here del dielli
    • Shi e borë, parashikimi i motit për nesër
    • Nga mërgimi në front: rrugëtimi i Agim Islamit, një jetë e lidhur me idealin e lirisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.