Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Pritet sërish rritje e çmimit të naftës në Kosovë

    05/03/2019 | 22:24
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Është ngritur përsëri çmimi i derivateve të naftës në Kosovë. Aktualisht ky çmim është mjaft i lartë për standardin kosovar.

    Çmimet me pakicë në vend gjatë ditës së djeshme dhe sot janë këto:

    Diezell, 1.13 €

    Benzina, 1.14 €

    Kjo është bërë e ditur për Indeksonline nga Kryetari i Shoqatës së naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.

    Berjani ka theksuar se përpos këtij çmimi i cili është tani, rritje të çmimit pritet të ketë përsëri.

    “Por qytetarët janë duke u shërbyer me çmimet më të lira të derivateve në regjion përveç Maqedonisë që ka akcizën më të ulët”, ka thënë Berjani.

    Ai ka thënë se çmimet janë në rritje me shumicë të importit dhe pritet të ketë edhe rritje me pakicë.

    I njëjti ka treguar gjithashtu se ajo çfarë ka ndikuar këtë herë në ngritjen e çmimeve është pikërisht se organizata prodhuese ‘Opec’ ka prodhim më të ulët.

    “Sa i përket çmimit të derivateve, atë e përcakton Berza dhe organizata prodhuese OPEC. Në organizatën prodhuese Opec ka prodhim më të ulët kjo ka ndikuar që çmimet të jenë në rritje dhe në tregjet ndërkombëtare dhe ka reflektim edhe tek në Kosovë”, shtoi Berjani.

    Në Kosovë ka kohë që qytetarët ankohen për çmimet e larta të derivateve ngase ato janë të larta, krahasuar me bazën ekonomike në vend./Indeksonline/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Gjobitet me 500 euro shoferi 25-vjeç në Ferizaj, i konfiskohet edhe vetura
    • Kushtetuesja merr vendim: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99
    • Osmani thirrje nga SHBA që sa më shpejt të bëhen numrat për Kuvend e Qeveri: Po humbim shumë, financiarisht e në imazh
    • Miratohen 566 kërkesa për ndërrim të qendrave të votimit, 66 të tjera u refuzuan
    • Polici Rrahmani thotë se Zejnullahu kishte lëvizje të pakontrolluara – bërtiste me zë “largohuni, nuk po ju njoh”
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.