Sot 20 vjet më parë kur edhe filloi fushata e bombardimeve të NATO-s në Kosovë, në fshatin Pasomë të Vushtrrisë kishin rënë dëshmorë Isë Mërnica, komandant i brigadës 141 të Zonës Operative të Shalës dhe Nysret Zymberi.
Të dy dëshmorët janë përkujtuar sot nga familjarë, miqë e të afërm dhe Shoqatat e dala nga Lufta, në kompleksin memorial të dëshmorëve në fshatin Bletaj të Vushtrrisë, ku janë vendosur edhe kurora lulesh.
Homazhe janë bërë edhe në fshatin Pasomë, tek përmendoret e të dy dëshmorëve të rënë për liri, vend ky edhe ku kanë rënë heroikish dy dëshmorët.
Me këtë rast para të pranishmeve kanë folur Gëzim Zuçaku kryetar i SHFD, Ali Jonuzi bashkeluftetarë i tyre dhe Mehmet Mërnica , në emër të familjeve të dëshmorëve.
Foto : Avni Deliu