Mirëpo, për këto parkingje ilegale, Policia e Kosovës po shqipton gjoba.
Në një përgjigje për Indeksonline, Policia ka bërë të ditur se vetëm në muajin janar janë shqiptuar gjithsej 3 mijë e 549 tiketa.
“Numri i tiketave të shqiptuara për parking ilegal ne vend është si në vijim: Për vitin 2018 janë shqiptuar gjithsej 39228,ndërsa, për muajin Janar 2019 janë shqiptuar gjithsej 3549”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Rastet me të shpeshta ku qytetarët i parkojnë aty ku nuk duhet veturat janë në Komunën e Prishtinës.
E arsyetimi i qytetarëve është se nuk ka shumë hapësira të destinuara për parking.
Mirëpo, në një përgjigje me shkrim të Komunës së Prishtinës, bëhet e ditur se tashmë kur është themeluar ndërmarrja “Prishtina Parking’, kanë nisur procedurat për projektin e parkingut nëntokësor te Fakultetit Filozofik.
“Çështja e parkingjeve është pjesë e reformës së transportit dhe mobilitetit në përgjithësi. Komuna e Prishtinës tashmë e ka hartuar Planin e Qëndrueshëm të Mobilitetit për Prishtinën, plan i cili do të rregullojë të gjithë çështjen e mobilitetit duke i përfshirë të gjithë pjesëtaret e komunitetit. Poashtu ka themeluar ndërmarrjen “Prishtina Parking” e cila do të menaxhojë parkingjet në Kryeqytet, dhe ka nisur procedurat per projektin e parkingut nëntokësor te Fakulteti Filozofik”, thuhet në përgjigjen e zyrës për komunikim në Komunën e Prishtinës.
Kujtojmë se ky parking do të fillojë gjatë verës së këtij viti, ndërsa për këtë projekt deri më tani janë dy kompani garuese./Indeksonline/v