Fiona Gllavica gjithmonë e bukur, pozitive dhe energjike.
Aktorja shumë e dashur tek publiku, Fiona, qysh në fillim të karrierës e mësoi përherë publikun me formatin dhe buzëqeshjen e saj, shkruan Kosovarja.
Kjo është edhe ndër arsyet më të fuqishme, që kjo ka depërtuar në botën e artit dhe është bërë aq e kërkuar dhe e ndjekur gjithandej.
Është buzëqeshja e saj pra, ajo me të cilën e ka afruar audiencën, por aq sa e ka afruar duket se së fundi paksa edhe e ka larguar.
E gjithë kjo ndodhi pas një imazhi të postuar, ku serioziteti i së cilës mbërrinte majat më shumë se çdo herë.
Erdhi kështu, por nuk u mirëprit aspak nga fansat e saj, e kjo më së shumti u dëshmua pas komentuesve që ishin prekur dhe që ishin hidhëruar fort pse kishte dalur ashtu. /Kosovarja/


