Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    O’Connell për punësimet e AAK’së në Telekom: Po shkatërron institucionet e Kosovës, punësime pa kritere

    18/03/2019 | 10:02
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, ka thënë sot se punësimet në Kosovë po vazhdojnë të bëhen pas asnjë kriter, këto punësime madje po shkatërrojnë institucionet e vendit siç është rasti i fundit i punësimeve në Postë, transmeton Gazeta Metro.

    O’Connell është ndalur ta komentoj emërimin e Naser Shalës si drejtor të sekretariatit ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

    Ai tha se emërimi i tij është bërë duke falsifikuar dokumentet vetëm për të përmbushur kriteret për punësim, po ashtu emërimi i tij është konflikt interesi, transmeton Gazeta Metro.

    “Ditët të fundit është zgjedhur drejtori, falsifikimi i dokumenteve për të përmbushur kriteret formale, konflikt interesi mes panelit dhe kandidatit, apo thjesht anim ndaj një kandidati, zakonisht i paracaktuar ta fitojë pozitën”, tha O’Connell.

    O’Connell tha se edhe këtë vit në Kosovë ka pasur kandidatë të zgjedhur të pakualifikuar në pozitat e larta të shtetit, siç është rasti i Naser Shalës.

    “Fatkeqësisht edhe këtë vit kemi kandidatë të zgjedhur të pakualifikuar në kundërshtim të drejtpërdrejtë me parimin e meritës dhe demokracisë, rasti i emërimit të drejtorit drejtor të sekretariatit ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, është shembulli konkret, përzgjedhja e tij në dëm të kandidates së vetme dhe profesionale që kishte përmbushur kriteret për këtë”, tha O’Connell, transmeton Gazeta Metro.

    Po ashtu ambasadori britanik tha se rasti i fundit i punësimeve në Postën e Kosovës, është një tjetër formë e nepotizmit që po shkatërron institucionet e vendit.

    “Një qasje tjetër që penalizon profesionin në favor të nepotizmit që po shkatërron institucionet është rasti i Postës”, tha O’Connell.

    Ka një vit e gjysmë që kur Qeveria e Kosovës dhe Ambasada britanike në Prishtinë kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit lidhur me rekrutimin e pozitave të larta drejtuese, transmeton Gazeta Metro.

    O’Connell tha se suksesi këtij projekti është sukses i Kosovës, njëkohësisht dështimi i tij është dështimi i Kosovës.

    “Suksesi i këtij projekti është sukses i Kosovës, njëkohësisht dështimi i tij është dështimi i Kosovës”, tha O’Connell./gazetametro.net

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Tërmet në Shqipëri
    • Dështon edhe tentimi i 46-të për konstituim të Kuvendit
    • Duda Balje: Besoj që presidentja ka pasur informacion për ndaljen e luftës – moskonstituimi është normalizuar
    • Tentim vrasje në Vushtrri – Vazhdojnë kërkimet për autorin, bastisje në disa lokacione e mbledhje provash në Gojbulë
    • Policia jep detaje për plagosjen në Vushtrri: Viktima ishte duke e ruajtur një pronë private
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.