Dita e Xhuma është një ditë e shënuar për besimtarët myslimanë ku shumë prej tyre marrin rrugë për të kryer këtë ritual.
Në Vushtrri madhështinë e një ditë të tillë mund ta vëresh edhe në rrugë, jo vetëm brenda objekteve fetare.
Kjo ngase interesimi për ta falur namazin është shumë i madh, dhe shumë prej tyre vendosin që atë ta bëjnë edhe jashtë objekteve fetare.
E tillë ishte edhe kjo e premte ku shumë besimtarë faleshin edhe në rrugë jashtë Xhamisë Karamanli në Vushtrri, e gjithë kjo vetëm për të përmbushur obligimin e shenjtë islam.