Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Nenad Rashiq tregon qëndrimin e tij për taksën e Kosovës ndaj mallrave serbe

    12/03/2019 | 09:10
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i Partisë Demokratike Progresive Serbe, Nenad Rashiq, ka thënë se taksa nuk ka qenë një vendim i duhur i institucioneve kosovare dhe se nuk ka pasur nevojë për një veprim të tillë.

    “Taksa është një vendim i ngutshëm emocional, na ka kushtëzuar aspektin e manovrimit, nuk ka pasur nevojë për një veprim të tillë dhe nuk ka krijuar asnjë të mirë për ekonominë e Kosovës. Inati i Ballkanit i prish marrëdhëniet gjithmonë. Në këtë rast, në disa muajt e fundit të gjithë politikanët e Kosovës i kanë vizituar ndërkombëtarët dhe kanë thënë që është një hap jo i mirë”, ka thënë Rashiq.

    Rashiq në Sytë 7 në Klan Kosova ka thënë se brenda takimeve që i ka mbajtur me përfaqësues amerikanë është një përpjekjeqë të marrëveshja Kosovë- Serbi të ndodhë në vitin 2019.

    “Nëse do të kishte qenë marrëveshja në dorë të dy presidenteve, nuk do të kisha besuar që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të ndodhë, sepse ne kemi një traditë të gjatë të marrëveshjeve të dështuara. Por, brenda takimit që kemi pasë me përfaqësuesit e shtetin amerikan, ata kanë thënë se është një përpjekje që brenda 2019-ës të sigurojnë një marrëveshje. Nga njëra anë është pozitive që SHBA ka marrë këtë inciativë”.

    Po ashtu, Rashiq shtoi se serbët në Mitrovicë nuk janë të informuar për politikën aktuale pasi që në Beograd mediat nuk i japin informatat e duhura.

    “Unë flas në emër të serbëve se ata nuk kanë asnjëfarë ideje. Unë i informoj sa mundëm, por shqiptarët në këtë aspekt dinë më shumë”, ka thënë ai.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Tërmet në Shqipëri
    • Dështon edhe tentimi i 46-të për konstituim të Kuvendit
    • Duda Balje: Besoj që presidentja ka pasur informacion për ndaljen e luftës – moskonstituimi është normalizuar
    • Tentim vrasje në Vushtrri – Vazhdojnë kërkimet për autorin, bastisje në disa lokacione e mbledhje provash në Gojbulë
    • Policia jep detaje për plagosjen në Vushtrri: Viktima ishte duke e ruajtur një pronë private
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.