Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Ndeshja Kosovë – Bullgari sfidë për sigurinë, Policia shprehet e gatshme për ruajtjen e rendit dhe qetësisë

    25/03/2019 | 14:16
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kosova nis sot rrugëtimin e saj në futboll drejt Kampionatit Evropian që do të mbahet në vitin 2020.

    Sfidë të parë, Kosova do ta ketë Bullgarinë në ndeshjen që do të zhvillohet me fillim prej orës 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, raporton lajmi.net.

    Përveq një testi në aspektin sportiv, kjo për Kosovën do të jetë test edhe në aspektin e sigurisë.

    Kjo për arsyen se kjo ndeshje do të përcillet nga një numër shumë i madh tifozësh, brenda e jashtë stadiumit.

    E nga Policia e Kosovës po shprehen se janë të gatshëm për këtë sfidë.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha për lajmi.net se janë marrë të gjitha veprimet dhe masat e duhura për sigurimin e perimetrit, dhe ruajtjen e rendi dhe qetësisë publike.

    Në aspektin policor, ku përfshihet siguria e perimetrit të jashtëm dhe të gjitha të tjerat, nga ana e policisë janë ndërmarrë të gjithë veprimet për sigurinë dhe ruajtjen e rendit dhe qetësis publike”, ka thënë Kelani për lajmi.net.

    Ai po ashtu ka bërë të ditur se në kuadër të këtyre veprime është bërë edhe rritja e stafit të personelit policor që do të përkujdeset për sigurinë në kryeqytet.

    Kujtojmë se në Kosovë ende nuk janë shënuar incidente në ngjarje sportive me karakter ndërkombëtar.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Pamjet e urës që do ta lidhë Jugun me Veriun e Mitrovicës, kandidati i PDK-së: I lumtur që kam nënshkruar memorandumin
    • 5 orë pa rrymë mbesin nesër këto lagje dhe fshatra të Vushtrrisë
    • Sllovenia sanksionoi dy ministra izraelitë shkaku i luftës në Palestinë
    • Osmani: Menjëherë pas Banjskës, ushtria serbe u grumbullua përreth tërë kufirit me Kosovën
    • Osmani: ShBA-ja e njeh Kosovën si aleate, u rikonfirmua mbështetja
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.