Sot rreth orës 16:40 një person ka humbur jetën pasi që është rrëzuar nga kali në Buzez të Dragashit.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit.
“Rasti ka ndodhur në fshatin Buzez të komunës së Dragashit rreth orës 16:40. Vdekjen e 24 vjeçarit e ka konstatuar mjeku i Qendrës së Mjekësisë familjare në Dragash”.