Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Murati: Po shtrohet rruga për përfshirjen e drejtpërdrjejtë të SHBA-s në dialog

    09/03/2019 | 20:14
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i Levizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se po shtrohet rruga për përfshirjen e drejtpërdrjejtë të SHBA-s në dialog, transmeton Gazeta Metro.

    Murati përmes një postimi në Facebook ka thënë se pas dobësimit të BE’së dhe destuktivitetit të Beogradit dhe vënsodjes së taksës dhe mirtimit të platforms për Dialog janë indikacione se se po krijohen kushtet që SHBA-të të drejtpërdrejtë apo të jenë prijës në procesin e dialogut Kosovë-Serbi

    “Dobësimi i brendshëm i BE-së, destruktiviteti i vazhdueshëm i Beogradit, vendosja e taksës nga ana e Kosovës si masë reciprociteti e platforma për bisedime po çojnë drejt kolapsit të bisedimeve në formatin e tanishëm. Dialogut të tej zgjatur a pa farë rezultati konkret të Brukselit, ku është folur vetëm për Kosovën dhe pozitën e serbëve në të si duket po i vjen fundi. Të gjitha indikacionet janë se po krijohen kushtet që SHBA-të ose të përfshihen më aktivisht ose edhe ta marrin rolin prijës në procesin e dialogut Kosovë-Serbi”, ka shkruar Murati.

    Ai këtë e ka argumentuar përmes vizitave të zyrtarëve të lartë merikan në Kosovë.

    “Nuk janë të rastësishme vizitat e zyrtarëve të lartë amerikan në Prishtinë, deklarimet e tyre për domosdonë e një marrëveshjeje në mes të Kosovës dhe Serbisë e deri tek përfshirja përmes letrave e deklaratave edhe e Presidentit Tramp e Sekretarit të Shtetit Pompej” ka thënë ai.

    Përfshirjen e mundshmë të SHBA ai ka thënë se duhet parë si përpjekjeve amerikane për të ndalur depërtimin çdo herë e më të hapur të interesave ruse në rajonin e Ballkanit.

    “Kjo përfshirje e amerikanëve dhe zgjidhjet që mund të vijnë, duhet shikuar edhe nën prizmin e përpjekjeve amerikane për të ndalur depërtimin çdo herë e më të hapur të interesave ruse në rajonin e Ballkanit.” Ka përfunduar Murati./gazetametro.net

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Tërmet në Shqipëri
    • Dështon edhe tentimi i 46-të për konstituim të Kuvendit
    • Duda Balje: Besoj që presidentja ka pasur informacion për ndaljen e luftës – moskonstituimi është normalizuar
    • Tentim vrasje në Vushtrri – Vazhdojnë kërkimet për autorin, bastisje në disa lokacione e mbledhje provash në Gojbulë
    • Policia jep detaje për plagosjen në Vushtrri: Viktima ishte duke e ruajtur një pronë private
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.