Seanca e jashtëzakonshmë për projektligjin e lojërave të fatit për shkat të mungesës së deputetëve dhe mos pasjes së kuorumit të mjaftueshëm shtyhet për në ora 16:00, transmeton Gazeta Metro.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë fjalimit të tij tha se qeveria qe ai e drejton e ka mbajtur fjalën dhe ashtu siç është deklaruar në seancës e javës së kaluar, e ka pruar para Kuvendit, projektligjin për mbylljen e lojërave të fatit brenda një afati të shkurt kohor.
Sipas Haradinaj me këtë veprim ndalohen të gjitha veprimtaritë e lojërave të fatit, përveç të lotarisë së Kosovës.
Për këtë arsye, shefi i ekzekutivit iu bëri thirrje deputetëve që të votojnë këtë projektligj./gazetametro.net