Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Ministri i Jashtëm i Sllovenisë tregon nëse shteti i tij do ta heq njohjen për Kosovën

    20/03/2019 | 15:06
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministri slloven i Punëve të Jashtme, Miro Cerar, ka thënë se Sllovenia nuk ka ndërmend ta heq njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke demantuar kështu raportimet e mediave serbe.

    Në pyetjen nëse qeveria sllovene do të heqë dorë nga njohja e Kosovës, pyetje të cilën ia parashtroi në seancën parlamentare kryesuesi i Partisë Nacionale Sllovene, Zmago Jelinçiq, shefi i diplomacisë sllovene tha se qëllime të këtilla nuk ekzistojnë.

    “Mendoj se kemi pasur bazë që Kosovën e kemi njohur si shtet”, ka thënë Cerar, dhe ka shtuar se Sllovenia është e vetëdijshme që në këtë hapësirë megjithatë ekzistojnë “disa çështje të hapura”, transmeton agjencia kroate e lajmeve “Hina”.

    Sikurse edhe shumica e shteteve anëtare të BE-së, Sllovenia e njohu pavarësinë e Kosovës në pjesën e parë të vitit 2008, në kohën kur ky shtet po kryesonte presidencën gjashtëmujore të BE-së.

    Në pyetjen e deputetit të Partisë Demokratike, pensionisti Ivan Hrshak, se cili është qëndrimi i Sllovenisë në lidhje me ngjarjet në Serbi, për protestat opozitare kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiq, Cerar tha se Sllovenia me kujdes po e përcjell gjendjen dhe se është e shqetësuar.

    Ditë më parë, mediat në Serbi raportuan se deputeti slloven dhe nënkryetari i Partisë Kombëtare sllovene, Jani Ivanush, mendon se çnjohja e Kosovës është proces real edhe në kuadër të Bashkimit Evropian.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Gjobitet me 500 euro shoferi 25-vjeç në Ferizaj, i konfiskohet edhe vetura
    • Kushtetuesja merr vendim: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99
    • Osmani thirrje nga SHBA që sa më shpejt të bëhen numrat për Kuvend e Qeveri: Po humbim shumë, financiarisht e në imazh
    • Miratohen 566 kërkesa për ndërrim të qendrave të votimit, 66 të tjera u refuzuan
    • Polici Rrahmani thotë se Zejnullahu kishte lëvizje të pakontrolluara – bërtiste me zë “largohuni, nuk po ju njoh”
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.