Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Mësohet dënimi që UEFA do t’ia shqiptojë Kosovës shkaku i hyrjes së tifozëve në fushë

    22/03/2019 | 20:42
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    UEFA do t’ia shqiptojë një gjobë Federatës së Futbollit të Kosovës shkaku i tifozëve që hyjnë në fushë për ta përqafuar yllin e Danimarkës, Christian Eriksen

    Komisioni Disiplinor i UEFA-s pritet t’ia shqiptojë një gjobë Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

    Ky dënim pritet të shqiptohet për shkak se dy-tre tifozë kosovarë hyn në fushën e blertë, duke e kaluar kordonin e sigurimit, në ndeshjen miqësore të së enjtes ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës (2:2).

    Të dy tifozët shkuan për ta përqafuar yllin e Danimarkës, Christian Eriksen, i cili luan në Premierligë për Tottenhamin.

    Sikur tifozët që hyn në fushë të paraqisnin agresivitet dhe rrezik për futbollistë, atëherë FFK-ja do të mund të dënohej shumë ashpër. Por, me qenë se qëllimi i tifozëve ishte i dhunshëm, shtëpia e futbollit kosovar mund të dënohet deri me 3 mijë euro, raporton Gazeta Express.

    “Edhe pse ishte ndeshje miqësore rregullat aplikohen njëjtë. Kështu që shkaku i hyrjes së atyre tifozëve në fushë do të dënohemi me 2-3mijë euro. Por, sikur ata të kishin sjellje më të keqe do të mund të dënoheshim shumë ashpër. Prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm. I lus tifozët të jenë të kujdesshëm sepse 2-3 mijë euro gjobë pa nevojë nuk janë pak dhe mund të dënohemi edhe më ashpër”, tha për Gazetën Express, sekretari i FFK-së, Eroll Salihu.

    Tifozët kosovarë ishin të mrekullueshëm në përkrahje të Kosovës nga tribunat. /GazetaExpress

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Sllovenia sanksionoi dy ministra izraelitë shkaku i luftës në Palestinë
    • Osmani: Menjëherë pas Banjskës, ushtria serbe u grumbullua përreth tërë kufirit me Kosovën
    • Osmani: ShBA-ja e njeh Kosovën si aleate, u rikonfirmua mbështetja
    • Armen Muja: LDK e PDK kanë koordinim e orekstrim për arrestimin e ministrave tanë
    • Arrestimi i policit për spiunazh, Prokuroria jep detaje: Iu gjetën dokumente konfidenciale, është ndaluar për 48 orë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.