Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Mbyllja e lojërave të fatit vendim i paligjshëm dhe i gabuar

    30/03/2019 | 09:17
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Mospajtimet për mbylljen e lojërave të fatit kanë vazhduar edhe me tutje, por jo për shkak të ndalesës, por për shkak të formës së si është marrë vendimi. Droja që ekonomistët, por edhe disa deputetë e shprehin, ndërlidhet me procedurat e shpejta që u ndoqën për mbylljen e këtyre bizneseve.

    Në Odën Ekonomike të Kosovës (OEK) nuk kanë dashur të japin një qëndrim lidhur shfuqizimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe ndalimin funksionimit të këtyre bizneseve për 10 vjetët e ardhshëm.

    Ish-kreu Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, këtë vendim të institucioneve shtetërore e vlerëson si veprim të pamenduar, të ngutshëm dhe eksperiment të rrezikshëm. Sipas tij, në vend pezullimit të ligjit dhe mbylljes së bizneseve, institucionet është dashur të marrin përgjegjësi dhe t’i kryejnë detyrat e tyre monitoruese.

    “Nuk është zgjidhje vetëm pezullimi i Ligjit ose mbyllja e lojërave të fatit. Shumë më me rëndësi është rritja e përgjegjësive institucionale dhe individuale, të ketë standarde dhe kritere që duhet të përmbushen, sepse në fund të fundit, nëse dikush do të ketë goditje është buxheti i shtetit. Dhe, mbi të gjitha do të ketë edhe pasoja tjera, sepse pa marrë parasysh fushë-veprimtarinë e tyre, do të ketë 5 deri në 15 mijë të papunë. Prandaj, mendoj se vendime të tilla, më parë duhet të analizohen, të ketë informacione nga të gjithë akterët relevantë dhe tek atëherë të vendoset për një pezullim të tillë”, vlerëson Gërxhaliu.

    Por, ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mbylljen e lojërave të fatit e kishte cilësuar si një prej vendimeve të mëdha të Qeverisë së tij.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Konfirmon Policia: Katër të lënduar nga aksidenti në Kçiq të Mitrovicës
    • “Nxënës i shkëlqyer” – shkolla reagon për vdekjen e 15-vjeçarit në Bërnicë
    • Hamiti: Pozita ndërkombëtare e Kosovës është përkeqësuar fort, imazhi i vendit tonë është dëmtuar
    • Aksident me të lënduar në Kçiq të Mitrovicës
    • Parashikimi i motit për sot
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.