Gjatë ditë është kumtuar lajmi tashmë i konfirmuar për shkarkimin nga pozita e Drejtorit të Shërbimeve Publike, Sedat Rashica.
Pas një zhurme për prishjen e koalicionit LDK-LVV-AKR, ka reaguar edhe kryetari i KOmunës i cili ka konfirmuar se koalicioni do të vazhdoj.
Pa reagime nuk ka kaluar as opozita e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, ku një reagim ka ardhur nga asambleisti Lorik Maxhuni përkitazi me shkarkimin e Drejtorit Sedat Rashica.
Maxhuni përmes një shkrimi në llogarinë e tij të facebookut ka thënë se ky shkarkim nuk është si rezultat i mospunës, ngase për këtë drejtori mund të shkarkohej qysh në ditët e para, duke kërkuar që e vërteta e shkarkimi ttë tij t’u tregohet qytetarëve.
Tutje ai ka shtuar se Rashica është shkarkuar që të mos nxjerrë peshkun e madh të lidhur pas shumë orekseve.
Në vijim gjeni të plotë postimin e Maxhunit.