Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    MASHT-i ultimatum SBASHK-ut që deri të shtunën të reflektojë për orët e humbura

    18/03/2019 | 22:40
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Këshilltari politik i Ministrit të Arsimit, Valmir Gashi ka thënë se Ligji i grevave nuk thotë se kompensimi i orëve është i ndaluar.

    Gashi ka thënë se vendimi i MASHT për zëvendësimin e orëve ka qenë në koordinim me drejtoritë komunale të arsimit.

    Ai ka thënë se Ministria e Arsimit dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit janë përgjegjëse për zhvillimin arsimit në Kosovë dhe sipas tij për këtë shkak nuk ka qenë e arsyeshme që në këto takime të ftohen edhe përfaqësuesit e SBASHK-ut.

    “Nuk kemi hartuar politika për arsimin para universitar që të përfshijmë edhe ekspertizën e SHBASHK-ut”, tha ai në RTV Dukagjini.

    Këshilltari politik i Ministrit të Arsimit ka thënë se vendimi i MASHT-it për zëvendësimin e orëve mësimore, sipas planit 5+5+5, është në fuqi dhe ai mbetet për t’u zbatuar.

    “Ne presim gjatë kësaj jave reflektim nga ana e SBASHK-ut për të mos u dëmtuar nxënësit dhe për të zëvendësuar orët e humbura. Komunat dhe shkollat e kanë një lloj lirie që të vendosin cilat të shtuna do t’i zëvendësojnë orët e humbura mësimore”, tha Gashi.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dafina e sjellë edhe një këngë për këtë verë, “Inshallah”
    • Gjobitet me 500 euro shoferi 25-vjeç në Ferizaj, i konfiskohet edhe vetura
    • Kushtetuesja merr vendim: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99
    • Osmani thirrje nga SHBA që sa më shpejt të bëhen numrat për Kuvend e Qeveri: Po humbim shumë, financiarisht e në imazh
    • Miratohen 566 kërkesa për ndërrim të qendrave të votimit, 66 të tjera u refuzuan
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.