Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Mali i Zi furnizon me armatim Ushtrinë e Kosovës

    19/03/2019 | 13:27
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Mali i Zi planifikon që deri në vitin 2020 të shes një pjesë të armëve dhe pajisjeve të vendosura në magazinat e ushtrisë, marinës dhe forcave ajrore, dhe ndër blerësit më të interesuar është Kosova, raporton portali serb “Alo”, transmeton zeri.info

    Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Malit të Zi, deri në fund të vitit të ardhshëm, planifikohet shitja e 400 copë të raketave anti-tank të tipit “Zola”, 581 raketa të tipit “Malutka”, 19 sisteme të raketave portative “Strela 2M” dhe 30 minahedhës të kalibrit 82 milimetra, të cilat gjenden në depon në Brezovik.

    “Për shkak të faktit se bëhet fjalë për pajisjet të destinuara kryesisht për këmbësori, si edhe me datë relativisht të vjetër të prodhimit, çmimi është më shumë se i përballueshëm, dhe në Prishtinë, duke pasur parasysh marrëdhëniet e mira me Malin e Zi, praktikisht tashmë kanë bërë “pazar” se për çfarë ata janë më të interesuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me sistemet të mbrojtjes kundërajrore “Strela 2M”, të cilat mund të përdoret kryesisht kundër helikopterëve, dhe sipas portalit serb në rast të një konflikt të mundshëm mund të përdoren kundër avionëve serb, por edhe raketa të tipit “Malutka”, theksojnë burimet serbe. Ushtria e Kosovës është gjithashtu e interesuar në blerjen e automjeteve të blinduara luftarake. Sipas të dhënave nga dokumenti, në depon në Danilovgrad ekzistojnë tre automjete të blinduara M81, gjashtë armë anti-tank dhe pesë transportues luftarake që janë tepricë.

    Gjithashtu vlen të theksohet se Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Predrag Boskoviq, kur e vizitoi Prishtinën vitin e kaluar, e quajti Kosovën “një mik të vërtetë” dhe çështja e formimit të ushtrisë u konsiderua si “çështje e brendshme e një vendi fqinjë”, dhe më pas u hap çështja e blerjes së armëve./Zeri

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Tërmet në Shqipëri
    • Dështon edhe tentimi i 46-të për konstituim të Kuvendit
    • Duda Balje: Besoj që presidentja ka pasur informacion për ndaljen e luftës – moskonstituimi është normalizuar
    • Tentim vrasje në Vushtrri – Vazhdojnë kërkimet për autorin, bastisje në disa lokacione e mbledhje provash në Gojbulë
    • Policia jep detaje për plagosjen në Vushtrri: Viktima ishte duke e ruajtur një pronë private
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.