Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    LVV: Liderët po i mashtrojnë qytetarët për viza

    30/03/2019 | 10:26
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Bashkësia ndërkombëtare “ka ashpërsuar” thirrjet për luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, teksa me këtë gjë po kushtëzohet edhe heqja e vizave dhe integrimi i Kosovës në BE. Përfaqësuesit e partive politike thonë se me “izolimin” e kosovarëve BE-ja po tregohet e padrejtë me Kosovën, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

    Fitore Pacolli, anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme, e cila për “Zërin” ka thënë se luftimi i krimit të organizuar dhe i korrupsionit nuk është kriter i ri, mirëpo sipas saj udhëheqësit shtetërorë e kanë më të lehtë të falin tokë sesa ta luftojnë korrupsionin.

    “Luftimi i korrupsionit dhe i krimit të organizuar nuk është kriter i ri. Ka qenë kriteri kryesor nga fillimi. Qeveritë e Kosovës e kanë ditur këtë që nga fillimi, por më të lehtë e kanë parë që t’ia falin 8.200 hektarë tokë Malit të Zi sesa ta luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Luftimi i korrupsionit dhe i krimit të organizuar do të thotë të fillojnë te vetja e këtë nuk janë në gjendje ta bëjnë”, ka deklaruar Pacolli për “Zërin”.

    Pacolli mes të tjerash ka thënë që Qeveria e Kosovës dhe deputetët e Kuvendit me votën e tyre për Demarkacionin shkëmbyen tokën e Kosovës me një rekomandim të Komisionit Evropian, i cili nuk ishte i sigurt se do të merrej parasysh nga shtetet anëtare të BE-së. “Ne si LVV në mënyrë jozyrtare patëm nxjerrë një raport të brendshëm të punuar nga ekspertë evropianë për të vlerësuar kapacitetin e institucioneve të drejtësisë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

    Aty thuhej në mënyre direkte që sistemi i drejtësisë kontrollohet nga partitë në pushtet dhe kryesorja ishte potencuar që nuk ka luftim të korrupsionit dhe të krimit të organizuar te zyrtarët e nivelit të lartë.

    Ky raport është përgatitur për nevoja të shteteve anëtare, të cilat edhe do të vendosin për ose kundër liberalizimit të vizave”, ka shtuar deputetja e LVV-së, duke i kritikuar krerët shtetërorë për falje të tokës në shkëmbim të vizave. Duke u bazuar në të gjitha këto, Pacolli ka theksuar se qytetarët kosovarë tashmë disa vite radhazi po manipulohen dhe mashtrohen nga liderët shtetërorë për heqjen e vizave./ZËRI

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Diplomatja amerikane e prerë pas takimit me Kurtin: Liderët politikë të punojnë bashkë për konstituimin dhe formimin e Qeverisë
    • Edhe LDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin me presidenten Osmani
    • Edhe një përpjekje tjetër nesër, kuvendi lëshon njoftimin për vazhdimin e seancës konstituive
    • Policia e Kosovës fillon sot fushatën për mbrojtjen e këmbësorëve dhe çiklistëve
    • AKB-ja kundër detyrimit të kompanive që të furnizohen nga tregu i hapur i energjisë deri pesëfish më shtrenjtë se nga KEK-u
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.