Lëvizja Fol ka paraqitur sot gjetjet e Monitorimit të Planit të Punës së Qeverisë së Kosovës për vitin 2018.
Sipas të dhënave të paraqitura nga Fol ekzekutivi ka realizuar 64% të aktiviteteve, apo ndryshe 594 nga 921 aktivite në përgjithësi.
Nga ministritë më e suksesshmja ka dalur ajo e Punës dhe Mirëqenies Sociale, e cila ka realizuar 100% të planit.
Ministria e Arsimit, ajo e Tregtisë dhe Industrisë, Punëve të Jashtme dhe e Integrimeve Evropiane nuk i janë përgjigjur pyetësorit të Lëvizjes Fol.