Nga LDK thonë se shkaku i kryeministrit Haradinaj dhe koalicionit qeverisës, po vihet në pikpyetje raporti i Kosovës me SHBA’të, duke shtuar se vendi kurrë nuk ka qenë në pozitë më të dobët në politikën e saj të brendshme dhe në arenën ndërkombëtare, transmeton Gazeta Metro.
“Nuk kemi pasur kurrë degradim më të madh se sot institucional. Sot është vu në pikpyetje, përkrahja e SHBA’së karshi shtetit të Kosovës. Për herë të parë, në 30 vite, ndodh që kryeministrit të vendit, i mohohet e drejta për të udhëtuar në SHBA. Pra, I mohohet e drejta e një lideri nga një vend më proamaerikan në botë, që të udhëtojë në SHBA”, ka thënë Hoti.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, gjithashtu tha se taksa e vendosur prej 100 për qind ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja është bërë strehë plaçke për Qeverinë e Kosovës.
Ai këto komente i ka bërë në një konferencë për media, duke shtuar se në këtë gjendje edhe institucionet publike janë bërë strehë e militantëve partiak.
“Janë mbi tetë milionë euro nga buxheti që janë ndarë në mënyrë të jashtëligjshme dhe Kryeministri Haradinaj duhet të jap përgjegjësi për këtë”.
“Edhe ky keqpërdorim do të shqyrtohet në seancën e jashtëzakonshme që do të mbahet të martën në Kuvend”.
“Në anën e tjetër institucionet publike janë bërë strehë e militantëve partiakë”.
“Për të gjitha këto dështime duhet të marr përgjegjësi shefi i PDK-së, Kadri Veseli, pasi që ai është edhe shef i PAN-it”.
Sipas Hotit, zgjedhjet e reja janë mënyra e vetme për të dalë nga ngërçi politik./gazetametro.net