Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    “LDK as pro, as kundër taksës”

    11/03/2019 | 18:15
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Bajram Gecaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se Qeveria e Kosovës po bën pazar me shtetin e Kosovës me çështjen e taksës.

    Gecaj në Info Magazine ka pohuar se Serbia nuk ka pësuar aspak nga kjo taksë, ashtu siç pohon Qeveria Haradinaj e cila deklaron se tarifa 100% pati efekte, pasi në një mënyrë është rritur kontrabandimi i mallrave serbe, njofton Klan Kosova.

    ”Kam thënë edhe më herët që taksa është duke u përdorur për populizëm. Fillimisht, taksa u përdor nga të gjithë, por tani nga kryeministri dhe partia e tij”.

    ”Ideja ka qenë e koalicionit PAN, por më shumë duke anuar nga PDK-ja e më pas nga presioni i miqve duket se të gjitha subjektet tjera janë tërhequr, përpos Ramush Haradinajt dhe AAK-së”.

    ”LDK s’është as pro as kundër taksës, ne nuk jemi në Qeveri as s’e kemi aprovuar taksën”.

    ”Çështja e 100% është, siç thotë populli, ‘me lypë fesat’. Taksa pati reagime madje edhe shumë të ashpra”.

    ”Të gjithë e dimë që SHBA-ja s’është ‘macë me të grithë’, por të gjithë i kemi parë veprimet e saj – kryeministri Haradinaj s’mund të udhëtojë në Amerikë”.

    ”S’ka rëndësi a është LDK pro apo kundër taksës, me rëndësi është që dikush të ketë rol qeveritar”.

    ”Nga taksa 30% në 100%, ky është pazar me shtetin, nuk veprohet në këtë mënyrë”.

    ”Isa Mustafa ka deklaruar se ‘asnjë fabrikë në Serbi nuk është mbyllur nga kjo taksë, asnjë punëtor i Serbisë nuk është larguar për shkak të kësaj takse”.

    ”Vetëm shikoni vetëshërbimet kosovare, janë përplot mallra me produkte serbe. Efektet e taksës nuk janë të llojit çfarë po i thotë Qeveria”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Gjobitet me 500 euro shoferi 25-vjeç në Ferizaj, i konfiskohet edhe vetura
    • Kushtetuesja merr vendim: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99
    • Osmani thirrje nga SHBA që sa më shpejt të bëhen numrat për Kuvend e Qeveri: Po humbim shumë, financiarisht e në imazh
    • Miratohen 566 kërkesa për ndërrim të qendrave të votimit, 66 të tjera u refuzuan
    • Polici Rrahmani thotë se Zejnullahu kishte lëvizje të pakontrolluara – bërtiste me zë “largohuni, nuk po ju njoh”
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.