Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kushtetuesja e rrëzon kërkesën e presidentit Thaçi

    26/03/2019 | 09:28
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të papranueshme kërkesën e presidentit Hashim Thaçi për konflikt të pretenduar në mes të kompetencave kushtetuese të tij dhe Kuvendit. Në aktgjykim, Kushtetuesja ka konstatuar se nuk është saktësuar dhe dëshmuar konflikt në mes të kompetencave kushtetuese të presidentit dhe Kuvendit.

    Thaçi i ishte drejtuar Gjykatës me pretendimin se ka paqartësi rreth kompetencës për ratifikimin e shkëmbimit të letrave në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Në këtë drejtim, presidenti pretendonte se nuk e kishte të qartë nëse letrat e shkëmbimit mes tij dhe përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë “duhet të ratifikohen në cilësinë e Marrëveshjes Ndërkombëtare, nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, me votat e dy të tretave të të gjithë deputetëve apo duhet të konsiderohen të ratifikuara pas nënshkrimit nga presidenti, për shkak të ndërrimit të rolit dhe mandatit ekzekutiv të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, pasi që tani e tutje do të ketë rol kryesisht këshillëdhënës dhe monitorues”.

    Në aktvendimin për papranueshmëri, Gjykata ka thënë se ky ishte rasti i parë me kërkesë për vlerësim të pretendimit për “konflikt” në mes të kompetencave kushtetuese. Në këtë drejtim, aty sqarohet se juridiksioni i Gjykatës për vlerësim të konfliktit në mes të kompetencave kushtetuese është i karakterit preventiv, përkatësisht kontroll kushtetues “ex-ante”, por që nuk përjashton asnjë kontroll kushtetues “ex-post”

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • 13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në një shkollë fillore në Prizren
    • Kosovarit dhe shtetasit gjerman i kapen në veturë mbi 138 mijë euro
    • Vranët e shi, ky është moti për sot
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    • E rëndë: Vdes një person nga aksidenti në Koshtovë të Mitrovicës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.