Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kurti: Le t’ua tregojmë popujve të tjerë historinë e Adem Jasharit dhe Prekazit heroik

    05/03/2019 | 22:51
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    I pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka përkujtuar 21 vjetorin e rënies dhe flijimit të familjes së legjendarit Adem Jashari.

    Kurti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se familja Jashari është qëndresa e kombit shqiptar. Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se me vrasjen e Adem Jasharit, makineria e luftës e fitoi një betejë.

    “Me vrasjen e Adem Jasharit, makineria e luftës e fitoi një betejë. Por, në të njëjtën kohë, u shënua fati i atij aparati mizor, që ishte humbja e luftës. Me rënien e tij heroike, bashkë me 57 dëshmorët e tjerë të Prekazit, Adem Jashari u bë mësues i kombit shqiptar, i mësoi mësimin e vyer të rezistencës me çdo kusht, kundër robërisë, për lirinë”, është shprehur Kurti në 21 vjetorin e rënies heroike të familjes Jashari.

    Postimi i Kurtit në Facebook:

    “Të dashur lexues e miq, këto ditë, prej datës 5 e deri në 7 mars, e gjithë Kosova, madje e gjithë shqiptaria, përkujton me respekt e nderim trimërinë dhe sakrificën, forcën dhe vendosmërinë, kontributin dhe mësimin e familjes Jashari.
    21 vite më parë, në orët e hershme, pa aguar ende 5 marsi, forca të shumta të ushtrisë serbe, me mjete të blinduara, me tanke e me artileri, rrethuan shtëpitë e Jasharëve në Prekaz.

    Ata kërkonin të ndalnin zemrën e qëndresës shqiptare kundër mizorisë serbe. E kjo zemër e fuqishme e qëndresës së kombit tonë, ishte e përmasave vërtet heroike. Kjo zemër ishte vetë Adem Jashari, kryeluftëtari i lirisë.

    Bashkë me luftëtarë të tjerë, e gjithnjë i pandarë prej Hamzës, Adem Jashari nuk luftoi vetëm disa muaj, apo një vit a dy. Ai e filloi përgatitjen për luftën çlirimtare në fund të viteve ´80, në moshë fare të re, e luftoi, përkundër përndjekjeve nga Serbia, për vite me radhë, qysh prej fillimit të viteve ´90. Të thuash se Adem

    Jashari ishte UÇK-ja qysh përpara se UÇK-ja të shpallej e të organizohej, nuk është teprim.

    Në tre ditë e net të qëndresës epike në Prekaz, 58 dëshmorë ranë për lirinë e atdheut, nga të cilët 18 gra e 10 fëmijë. Shtypjen ne shqiptarët e kemi përjetuar së bashku, burra e gra, pleq e të rinj. Edhe dëshmorët i kemi prej të gjitha gjinive e moshave. Andaj është e pakuptimtë, dhe e patolerueshme, që diskriminimet të vazhdojnë edhe pas çlirimit. Nuk e dhanë jetën dëshmorët që disa të kenë më shumë liri e disa më pak!

    Në përmbyllje të Epopesë së UÇK-së, me datën 7 mars, kur shqiptarët kudo që ndodhen festojnë ditën e mësuesve, ata kujtojnë edhe Shaban Jasharin, babain e Hamzës e Ademit, që i mësoi vajzat e djemtë e Drenicës porsi fëmijët e vet, dhe, i mësoi fëmijët e vet të bëhen porsi shqiptarët e historisë sonë të lavdishme, kryengritës të paepur.

    Me vrasjen e Adem Jasharit, makineria e luftës e fitoi një betejë. Por, në të njëjtën kohë, u shënua fati i atij aparati mizor, që ishte humbja e luftës. Me rënien e tij heroike, bashkë me 57 dëshmorët e tjerë të Prekazit, Adem Jashari u bë mësues i kombit shqiptar, i mësoi mësimin e vyer të rezistencës me çdo kusht, kundër robërisë, për lirinë.

    Kështu ky njeri i lindur në 28 nëntor e i rënë në 7 mars, me jetën dhe me vdekjen e vet, i rigjallëroi këto dy data të shenjta, u dha atyre më shumë kuptim. Zemra që Serbia u përpoq ta ndalë, u bë zemra e përjetshme e popullit tonë, e cila rreh pa u ndalur, për çlirim e drejtësi, për pavarësi e jetesë me nder.

    Le t’ua mësojmë të vegjëlve, le t’ua tregojmë edhe popujve të tjerë, me krenari, historinë e Adem Jasharit dhe Prekazit heroik”, ka shkruar Kurti.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dafina e sjellë edhe një këngë për këtë verë, “Inshallah”
    • Gjobitet me 500 euro shoferi 25-vjeç në Ferizaj, i konfiskohet edhe vetura
    • Kushtetuesja merr vendim: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99
    • Osmani thirrje nga SHBA që sa më shpejt të bëhen numrat për Kuvend e Qeveri: Po humbim shumë, financiarisht e në imazh
    • Miratohen 566 kërkesa për ndërrim të qendrave të votimit, 66 të tjera u refuzuan
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.